Zërat për një ribashkim të mundshëm të Cristiano Ronaldo me Jose Mourinho janë hedhur poshtë.
Ylli portugez nuk kaloi në mënyrën më të mirë të mundshme në rikthimin e tij në ‘Old Trafford’.
Zërat për një largim të Ronaldo nga United nuk kanë qenë të paktë, por tashmë janë hedhur poshtë nga ‘Corriere dello Sport’.
Ronaldo, siç bën e ditur gazeta italiane, nuk do të ribashkohet me Jose Mourinho te skuadra e Romës.
‘Giallorossi’ nuk kanë situatën e duhur ekonomike për të bërë të mundshme një lëvizje të tillë.
Ronaldo kishte punuar me Jose Mourinho gjatë kohës sa dyshja ishin pjesë e Real Madrid.