Tërhiqet nga futbolli në moshën 29-vjeçare!
Mbrojtësi i Eintrakt Frankfurt, Martin Heintinger i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur me anë të një njoftimi zyrtar në ditën e sotme.
29-vjeçari e ka shpjeguar vendimin e befasishëm duke thënë se ka qenë i detyruar të tërhiqet për shkak se forma e tij gjatë sezonit të fundit nuk ka qenë konstante.
Heintinger ka theksuar se nuk ka pasur probleme fizike, por thjesht nuk ka qenë i kënaqur me paraqitjet e tij në fushë.
Mbrojtësi kishte ende edhe dy vite kontratë me klubin Gjerman, por kërkesa e tij për të lënë futbollin e ka bindur Frankfurtin ta ndërpresë kontratën dhe ta lërë Heintinger të lirë.