Luuk de Jong është rikthyer sërish te PSV Eindhoveni.
Klubi holandez ka njoftuar këtë të shtunë se ka arritur marrëveshje me sulmuesin për një kontratë 3-vjeçare.
Për de Jong është ky një rikthim, pasi që ai nga viti 2014 deri më 2019 ka qenë pjesë e PSV-së.
31-vjeçari të premten kreu testet mjekësore te klubi nga Eredivisie, teksa sot u prezantua edhe zyrtarisht.
Sulmuesi holandez te PSV-ja kaloi nga Sevilla. Ai në sezonin e fundit luajti si i huazuar te Barcelona.
PSV-ja nuk e zbuloi çmimin e këtij transferimi, teksa raportohet se Luuk de Jong u ka kushtuar 4 milionë euro.