Ndahet nga jeta ish-presidenti i Bayernit

Futboll

Ndahet nga jeta ish-presidenti i Bayernit

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 18:50
Ndahet nga jeta ish-presidenti i Bayernit

Ndahet nga jeta ish-presidenti i Bayernit të Mynihut, Willi Otto Hoffman. I njohur si “Willi Shampanja”, Hoffman ka zënë një vend mjaft të rëndësishëm në historinë e klubit bavarez, duke qëndruar për plot 27 vite në pozicione ekzekutive.

I lindur në 1930-ën, Hoffman provoi të ndërtojë një karrierë si futbollist me Herthën e Mynihut, megjithatë u tërhoq shumë shpejt për shkak të një dëmtimi, ndërsa në 1958-ën u bë pjesë e Bayernit si sekretar klubi.

Në 1962-shin, Hoffmanit iu besua administrimi i financave dhe thesarit të klubit ,ndërsa më 1979-ën u zgjodh president i Bayernit, post të cilin e mbajti deri në 1985-ën. Pas këtij momenti, Willi Otto Hoffman mbeti anëtar i bordit administrativ të klubit bavarez deri në 2002-shin.

Hoffman u nda nga jeta pasditen e sotme, pikërisht në moshën 92-vjeçare, megjithatë emri i tij do të mbetet në historinë e klubit bavarez, ku së fundi ishte edhe anëtar nderi i bordit administrativ.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat