Reprezentuesi I MAqedonisë, Ezgn Alioski, në këtë afat kalimtar kaloi në radhët e gjigantit turk Fenerbahçe, por deri më tani nuk ka bërë asnjë paraqitje për skuadrën nga Stambolli.
Në periudhën e kaluar ai është duke u stërvitur fort për t’u arritur fizikisht me bashkëlojtarët e rinj, ndaj tashmë është në nivelin e dëshiruar nëse gjykohet me vendimin e fundit të trajnerit Zhorzhe Zhesus.
Alioski është në listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen e nesërme kundër Austria Vjenës në kualifikueset për fazën e grupeve të Ligës së Evropës.
Ndeshja luhet nesër në Vjenë me fillim nga ora 21:00, ndaj mbetet të shihet nëse Alisoki do të luajë minutat e para me fanellën e Fenerbahçes.