Reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija, po kalon formë të mirë në fanellën e skuadrës së Paderborn, e cila si vendas e demoloi me rezultat 7:2 Holstein Kiel, në takimin e javës së pestë të Bundesliga II gjermane.
Muslija e hapi serinë e golave, duke shënuar nga penalltia në minutën e 7-të.
Golat për Paderborn i shënuan Muslija (7’-nga penalltia), Justvan (13'), Obermair (25'), Platte (29' e 38'), Pieringer (52') e Srbeny (80') dhe për Kiel Korb (10') e Skrzybski (45+1').
Muslija u zëvendësua në minutën e 76-të.
Paderborn kryeson me 12 pikë e Kiel është në vend të 5-të me 8 sosh.