Leao mund të bëhet më i paguari te Milani

Futboll

Leao mund të bëhet më i paguari te Milani

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 18:11
Leao mund të bëhet më i paguari te Milani

Siç raportohet nga mediat, një takim mes klubit të AC Milan dhe përfaqësuesve të Leao tashmë është caktuar.

Oferta që Maldini dhe Massara kanë në mendje do të jetë 7 milionë euro neto në sezon, shifër që do ta bënte Leaon të jetë lojtari më i paguar në skuadër.

Klubi kuqezi dëshiron t’i bëjë Leaos të kuptojë se në Milano ai do të ishte në qendër të projektit, një rol që nuk do të garantohej në ekipe të tjera ku ndoshta propozimet ekonomike janë më të favorshme, por qëndrimi me kuqezinjtë mund të jetë një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e anësorit portugez.

Kalimi në 1/16 e Ligës së Kampionëve nga skuadra e Piolit ka ka bërë që drejtuesit kuqezi të vendosin të ardhura shtesë në pjatë për të bindur lojtarin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat