Manchester United ka vendosur çmimin prej 120 milionë funtesh për Marcus Rashford në mënyrë që të shmangë interesimin e disa prej klubeve më të mira evropiane, raportojnë mediat britanike.
Rashford është duke bërë një super-sezon me ‘Djajtë e Kuq’, duke ndezur interesimin e klubeve të fuqishme evropiane.
PSG dhe Real Madrid janë dy klubet evropiane që seriozisht janë futur në garë për yllin e Unitedit.
Mirëpo, klubi nga ‘Old Traffordi’ thuhet se është i vendosur ta mbajë lojtarin duke i vendosu çmimin prej 120 milionë funtesh.
Menaxheri i Unitedit, Ten Hag mësohet së është shumë i kënaur me sulmuesin nga i cili nuk dëshiron të heq dorë.