Drita del me tre pikë të plota në udhëtim, duke i shkaktuar humbje Prishtinës, me rezultat 2:1.
Është humbja e tretë rresht për prishtinasit në pjesën e dytë të kampionatit.
Prishtina në krizë të rezultateve dhe rrezikon të bie edhe në zonën e skuadrave të rrezikuara.
Drita me trepikëshin e ri rikthehet në krye të tabelës.
Për Prishtinën realizoi Jalen Blesa (34′), ndërsa për Dritën shënuan B. Krasniqi (44’ –nga penalltia) e Baftiu (48’).
Drita kryeson me 44 pikë aq sa ka edhe Ballkani por kjo e fundit ka një takim me pak dhe Prishtina renditet në vend të katërt më 27 sosh pas 21 jave.