Fiorentina e Lech Poznan kalojnë lehtësisht

Futboll

Fiorentina e Lech Poznan kalojnë lehtësisht

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 23:48

Kanë përfunduar 3 nga 4 sfidat e mbrëmjen në kompeticionin më të ri për klube në Evropë, UEFA Conference Leauge, me favoritët që nuk kanë zhgënjyer dhe kanë vazhduar rrugën e tyre drejt çerekfinaleve të këtij kompeticioni.

Fiorentina ka “përmbysur” gjithçka në “Artemio Franchi”, teksa kanë arritur të triumfojnë pas 2 golave të shpejtë të shënuar nga Braga në minutat 17’ dhe 34’ me autorë portugezin Andre Castro dhe spanjollin Alvaro Djalo.

“Kthesën” e nisi Mandragora, ku pas një asisti perfekte të italianit Giacomo Bonaventura gjeti rrugën e rrjetës duket ngushtuar diferencën në 1 me 2, që në minutën e 37’. Goli i 2-të erdhi sërsish nga këmbët e Bonaventuras, i cili shtroi kësaj radhe një pasim perfekt për Riçardo Saponaran, i cili barazon shifrat.

Ndërsa, për përmbysjen e madhe mendon sërish Bonaventura, ku kësaj here gjen këmbën e brazilianit Arthur Cabral, me këtë të fundit që plotëson “kthesën” e madhes të “violave” dhe hipotekon “biletën” çerek-finale.

Fitorja e radhës vjen nga Polonia, me vendasit e Lech Poznan, që mundën në “Stadion Mijeski”, norvegjezët e Bodo/Glimt, me rezultatin minimal 1 me 0. Gjithçka u vulos nga 1 gol i “bomberit” suedez,

Mikael Ishak, në minutën e 63’-të, gol ky që i çon polakët e Lech Poznan, në fazën çerek-finale, të UEFA Conference League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat