Roma i gëzohet fitores së madhe me rezultat 1:0 kundër Juventusit, në derbin e javës së 25-të të Serie A.
Futbollisti Gianluca Mancini është protagonist i fitores së romakëve.
Mancini në minutën e 53-të, ka dërguar një goditje të fortë nga rreth 20 metra dhe topi futet në këndin e poshtëm të djathtë të portierit
Szczesny, 1:0.
Gianluca Mancini gëzoi pamasë tifozët e Romës dhe në anën tjetër, tronditi “Zonjën e Vjetër”.
Derbi u karakterizua me lojë të mirë dhe raste të mira qoftë të njërës palë dhe skuadrës tjetër.
Në minutën e 90+1, Moise Kean ra pre e provokimit, duke e goditur me shqelm lojtarin romak dhe gjyqtari pa menduar as dy herë e ka përjashtuar me karton të kuq.
Roma renditet në vend të katërt me 47 pikë dhe Juventusi është i teti me 35.
Tre pikë që e qetësojnë sado kudo trajnerin e Romës, Jose Mourinho.