Klopp: Bournemouthi i meritoi tre pikët sot

Futboll

Klopp: Bournemouthi i meritoi tre pikët sot

Më: 11 mars 2023 Në ora: 17:28
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp e ka analizuar humbjen e sotme ndaj Bournemouthit.

Bournemouthi e mposhti si vendas sot Liverpoolin me rezultat minimal 1:0, ku golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Philip Billing.

Klopp u shpreh tejet i zhgënjyer me rezultatin e sotëm, dhe se Bournemouthi i meritoi tre pikët nga kjo përballje.

Nuk ishte kurrë loja jonë. Ne nuk e shijuam sfidën për tu përballur me një skuadër kompakte dhe që mbrohet. Bournemouthi i meritoi tre pikët sot. Absolutisht tejet i zhgënjyer, absolutisht”, tha Klopp.

Kjo humbje e lë Liverpoolin jashtë Top 4 momentalisht, ku nëse fiton Tottenhami atëherë “Të Kuqtë” do të jenë gjashtë pikë larg vendit të katërt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat