Tirana ka mposhtur Laçin me rezultatin 3-2 në stadiumin “Elbasan Arena” në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore.
Pas sfidës foli edhe zv.trajneri i bardhebluve, Artan Karapici.
“Futbolli ka dy pjesë loje, Laçi ka shumë fuqi si ekip.
Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, dhe pjesën e dytë e nisëm mirë, por më pas Laçi na dominoi.
Lëvizjet e ekipit kundërshtar sollën ndryshimet, prandaj ndodhi tërheqja edhe pse nuk ndodhi shumë mirë nga ana jonë.
Dëmtimet e shumta kanë ndikuar në paraqitjet tona, e falenderojmë Aleksin që luajti i dëmtuar. Momentin që dalim me 5 s’mund të themi kemi vështirësi, me ndërrimet patëm pak vështirësi.
Kush është pjesë e ekipit, ne kemi besim. Iseni duhet të përmirësohet por bëri mjaft mirë sot, 3 pikët janë të rëndësishme edhe pse me vuajtje.
Abazaj nuk është ende gati, prandaj e futëm në ato minuta. Pas pushimit të kampionatit ai mund të jetë plotësisht i rikuperuar”, u shpreh ai,