Andorra befason në Prishtinë
Kosova zhgënjeu mbi 12 mijë shikues në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke luajtur baras (1:1) me Andorrën, në takimin e xhiros së dytë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Kosova ka sulmuar vazhdimisht, ka pas raste por kur nuk i finalizon në gola asgjë nuk vlejnë këto raste!
Ky barazim është baras me humbje për djelmoshat e selektorit Alain Giresse.
Është barazimi i dytë rresht pas atij në Tel Aviv me Izraelin
Në minutën e 9-të, Vedat Muriqi godet me kokë por nuk befasohet portieri Alvarez.
Arbër Zeneli në mundësi ideale në minutën e 21-të por goditja e tij ndalet në këmbë e një mbrojtësit rival.
Në minutën e 44-të, rast ideal, Zeneli asiston deri të Vedat Muriqi, i cili nga 11 metra godet përtoke por portieri Alvarez si hero i vërtetë ka shpëtuar gol të sigurt duke e dëbuar topin në korrne.
Në minutën e 59-të, Milot Rashica me një top të gjatë deri të zëvendësuesi Edon Zhegrova i cili me shpejtësi futet në 16-sh dhe me të parën godet nga rreth 13-14, duke e plasuar topin në këndin e djathtë, 1:0.
Në minutën e 61-të, mbrojtja në gjumë e Kosovës, ndërsa Berto Rosas me kokë ka realizuar për 1:1.
Zymer Bytyqi nga një pozitë e pastër gjuan plogësht dhe portieri Alvarez pa problem e kap topin.
Në minutën e 81-të, Mirlind Kryeziu gjuan me kokë por jashtë portës. Dy minuta më vonë edhe Muriqi provojë por me fat mysafirët.
Kosova renditet në vend të tretë me 2 pikë e Andorra është e katërta me 1 dhe Zvicra prin me 6, e ndjekur nga Rumania me 6.
Kosova - Andorra 1:1
Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Shikues: 12.000.
Gjyqtar: S. Gishamer (Austria)/
Shënues: Zhegrova (59') - Rosas (61').
Kartona të verdhë: Kryeziu, Zhegrova - Vales.
Kosova: Muric, Paçarada (Rrudhani 46'), Rrahmani, Kryeziu, Hadërgjonaj; Berisha (Zhegrova 46'), Fazliji, Celina (Muslija 75'); Zeneli (Bytyqi 75'), Rashica dhe Muriqi.
Andorra: Alvarez, Je. Rubio, Llovera, Alavedra, Guillen, Garcia (San Nicolas 78'), Vales, Vales, Cervos *Bernat 90+1'), J. Rubio (Martinez 68') dhe Rosa (Pujol 80+1'.