Paris Saint-Germaini, që do të ndryshojë sërish trajner këtë verë, është ndër klubet e mëdha evropiane që po monitorojnë Mikel Artetan.
Parisienët nuk pritet që të vazhdojnë bashkëpunimin me Christoph Galtier, me të cilin dështuan gjithashtu edhe këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
PSG-ja po kërkon një trajner të ri, që mund t’i sigurojë atyre suksesin edhe jashtë Francës.
Dhe, sipas “The Sun”, klubi nga kryeqyteti francez po monitoron situatën e Artetas.
Arsenali raportohet se ka stopuar bisedimet me spanjollin për zgjatje të kontratës, për të shmangur çdo shpërqendrim nga gara për titull.
41-vjeçari me londinezët ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.
Arsenali është skuadra e parë që Arteta e drejton si trajner. Ai u emërua në këtë pozitë në dhjetor të vitit 2019.
Nën drejtimin e tij, “Topçinjtë” e kanë fituar njëherë Kupën FA dhe Superkupën e Anglisë.