Derbi i madh shqiptar në Shkup

Futboll

Derbi i madh shqiptar në Shkup

Më: 7 maj 2023 Në ora: 15:02
Shkëndija

Të dielën në Çair ndeshen Shkupi - Shkëndija në takimin e xhiros së 31-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll.

Me tre ndeshje deri në fund të sezonit, Shkëndija kërkon të provojë gjasat e fundit për të kapur titullin e kampionit edhe pse me 9 pikë të mbetura në lojë negativa prej 5 pikëve nuk është edhe aq e vogël.

"Gjithsesi tre xhirot e fundit pritet të prodhojnë shumë emocion, duke përballur mes veti tre ekipet e kreut dhe “episodi” i parë do të jetë të dielën në Çair ku Shkëndija do të jetë mysafire e Shkupit në duelin e xhiros së 31-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. 

Shkëndija javën e shkuar fitoi 3:1 Makedonija Gj.P. në Tetovë dhe me efekt prejt 8 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje në 11-të xhirot pranverore mbetemi ekipi me ecurinë më të mirë në kampionat. Kësisoj rezulton se lëshimet e vjeshtës na penalizojnë, por analizat janë lënë për tu bërë pas mbylljes së sezonit, derisa shanset do të kërkohen përderisa matematika na lejon një gjë të tillë. 

Shkupi renditet në vendin e tretë dy pikë prapa Shkëndijës dhe 7 larg liderit Struga Trim&Lum. Duke qenë bashkë me kuqezinjtë tanë favoritët kryesorë për titullin, kampionët e sezonit të shkuar nuk kanë ecur paralel me pritjet e tyre në këtë kampanjë dhe deri në këtë moment përfituesi më i madh del Struga.

Skuadra

Trajneri Qatip Osmani ka grumbulluar gjithë lojtarët për transfertën me Shkupin. Me 24 futbollistë udhëtojmë drejt Çairit, ndërsa në konsultim me ekipin mjekësor para ndeshjes do të vendoset për inkuadrimin eventual të Ferhan Hasanit dhe Egzon Bejtullait të cilët ditët e fundir kishin shqetësime me dëmtime. 

Përballja Shkupi-Shkëndija zhvillohet të dielën në stadiumin në Çair të Shkupit me fillim në orën 17:00", njofton FC Shkëndija.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat