Fiorentina përballë Baselit, Xhaka titullar

Futboll

Fiorentina përballë Baselit, Xhaka titullar

Më: 11 maj 2023 Në ora: 20:27
Formacionet Fiorentina - Basel

Fiorentina përballë Baselit, Xhaka titullar!

Përveç sfidave të para gjysmëfinale të UEFA Europa League, do të zhvillohen dhe ato gjysmëfinale të Conference League, mes Fiorentina-Basel dhe West Ham-Az Alkmaar.

“Violët” e Fiorentina do të presin në “Artemio Franchi”, Basel-in e Taulant Xhakës në një përballje, në të cilën nuk pritet asgjë tjetër përveç fitores së vendasve. Interesante do të jetë gjithashtu dhe “beteja” e sulmit, mes brazilian Arthur dhe “helvetit”,Zeki Amdouni.

Në krahun tjetër, “çekiçët” e West Ham do të presin në “London Stadium”, hollandezët e AZ Alkmaar, në një ndeshje që kërkohet me çdo kusht fitorja e vendasve për të “përmbysur” ecurinë e keqe të këtij sezoni, ku padyshim decisiv pritet të jenë Declan Rice, si dhe “fantazisti”, Lucas Paqueta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat