Partizani nuk thyhet prej 5 vitesh

Futboll

Partizani nuk thyhet prej 5 vitesh

Më: 11 maj 2023 Në ora: 22:03
Partizani

Duket se “Big Brother” hapi krahun dhe tashmë vëmendjen e të gjithëve e ka marrë derbi i 17 majit, një nga përballjet më të rëndësishme të dekadës së fundit. Për fatin e mirë të tyre, të kuqtë shkojnë në këtë derbi me formë optimale, pasi kanë arritur të fitojnë tri përballjet e fundit.

Në rast fitoreje ndaj Tiranës, Partizani do të siguronte një ecuri rekord, të cilën nuk e përsërisin prej plot 5 vitesh, që nga viti 2018, kur fitonin titullin kampion. Atëherë korrnin një sukses me 5 triumfe radhazi.

Nën drejtimin e Skënder Gegës, të kuqtë në atë kohë kalonin me sukses Flamurtarin, Tiranën, Teutën, Kukësin dhe Luftëtarin.

Që atëherë, ecuria më e mirë ka qenë me tri fitore radhazi, teksa për të fituar titullin e këtij sezoni do të duhet të thyhet ky rekord. Përpara Partizani ka Tiranën dhe Vllazninë, dy sfida të mëdhash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat