Kyilian Mbappe goditi me top një tifoze që ndodhej në tribunën pas portës, para përballjes nw mes Strasburgut dhe PSG-së.
Tifozja e re u godit në fytyrë dhe i ka dalë shumë gjak nga hunda.
Sulmuesi parisien nuk u mendua dy herë dhe bëri që mjekët e skuadrës të ndërhynin për ta trajtuar.
Për ta bërë këtë, gruaja u dërgua në fushë ku stafi mjekësor mundi t’i jepte ndihmën e duhur.
Jo vetëm kaq.
Pas nxehmjes me ekipin, Mbappe u kthye te tifozja për t’u siguruar për gjendjen e saj dhe gjithashtu i dha një nga fanellat e tij.
Një mënyrë e bukur për t’i kërkuar falje vajzës, e cila, duhet thënë, pas goditjes së fortë që mori dhe frikës dukej se ishte mirë.