Një rast i paprecedentë është regjistruar në Copa Sudamericana, saktësisht në duelin Santos (Brazil)-Blooming (Bolivi).
Dy skuadrat nuk kishin shanse për kualifikimin. Dhe sfida e luajtur në “Estadio Urbano Caldeira”, përfundoi në barazim 0-0.
Miqtë e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë, ndërkohë që Santos, skuadra e legjendës Pele, humbi një penallti në minutën e 11’ shtesë.
E çuditshmja ndodhi në minutën e 64’.
Vendasit kryen tri zëvendësime.
Njëri nga lojtarët e futur në fushë ishte Rodrigo Fernandez.
I cili duhet të ndërrohej me Camachon, por ky i fundit nuk doli nga fusha.
Santosi luajti për rreth një minutë me 12 lojtarë.
Një gjë të tillë e vunë re pjesëtarët e stolit të Blooming, të cilët reaguan ashpër duke protestuar ndaj asaj situate.
Arbitri ekuadorian Augusto Aragon reagoi, duke ftuar Camachon të largohej. Dhe në fushë u barazuan forcat mes dy skuadrave. Me sfidën që vazhdoi rregullisht, por që nuk prodhoi gola.