Skënderbeu arrin fitoren e dytë në miqësoret e verës pas asaj kundër Voskës. 8 herë kampionët e Shqipërisë janë rikthyer në Superiore, teksa i mbyllën në barazim 1-1 takimet përgatitore ndaj Vorës, Malishevës, Dinamos.
Skuadra e Ivan Gvozdenovic u përball me Flamurtarin në stadiumin e qytetit të Korçës. Skënderbeu fitoi 2-0 falë golave të brazilianit Yuri Merlim dhe dardanit Rashica.
Mesfushori brazilian zhbllokoi takimin pas çerek ore, duke u shënuar vlonjatëve, me të cilën luajti në sezonin e fundit në Kategorinë e Parë.
Dyfishimi erdhi nga Ermir Rashica në minutën e 28’. Dy trajnerët Ivan Gvozdenovic dhe Emiliano Çela përfituan të angazhonin të gjithë lojtarët në këtë sfidë miqësore.
Skënderbeu luan takimin e parë të sezonit 2023/24 në Superiore përballë Egnatias në Rrogozhinë. Sezoni i ri u shty me një javë për në 26 gusht.
Ndërkohë, kuqezinjtë nga Vlora janë një ndër skuadrat favorite për t’u ngjitur në Superiore. Që është edhe objektivi kryesor i Flamurtarit.