Trajneri i Flamurtarit flet për duelin e rëndësishëm të së shtunës
Këtë fundjavë, Vlora do të presë një përballje pretendetësh në Kateegorinë e Parë, atë mes Flamurarit dhe Elbasanitk, dy skuadra që synojnë ngjitjen në Kategorinë Superiore. Ndeshja do të startojë në orën 14:00 të shtunën dhe per vendasit rëndësi ka vetëm rezultati pozitiv.
Traijeri i Flamurtarit, Emiljano Çela e cilëson këtë një sfidë shumë të fortë, por objektivi i tij nuk ndryshon.
“Dueli është mjaft i fortë, por ne futemi në fushë për të fituar. Objektivi ynë është që të kalojmë në Superiore”, tha trajneri i Flamurtarit.
Sipas teknikut beratas, edhe në rast të një rezultati tjetër përveç fitores, nuk mund të konsiderohet dështim pasi Elbasani ka treguar se këtë sezon e ka seriozisht. “Ndeshja është shumë e ekuilibruar pasi Elbasani këtë sezon ka pretendime dhe është mjaft ambicioz”, tha Çela.
Çela shton se rëndësi ka edhe prania e tifozëve pasi janë mbështetje e madhe por edhe që futbolli luhet pikërisht për ta.