Lëndimi i portierit Nick Pope ka bërë që Newcastle të kërkojë në dritaren e ardhshme të merkatos një zëvendësues për “gardianin” e përfaqësueses angleze.
Sipas “The Sun”, Hugo Lloris është një nga kandidatët e mundshëm për të mbrojtur portën e “magpies”.
Portieri veteran ka përfunduar në stol te Tottenhami, që nënshkroi me Vicarion verën e kaluar.
Performanca e italianit e ka lënë francezin pa mundësi aktivizimi, kështu që Lloris mund të mendojë largimin nga Londra për t’u bashkuar me Newcastle, ku do të rifitonte minutat dhe rolin e titullarit.