Atletico Madridi ka marrë tre pikë të rëndësishme në luftë për titullin e kampionit në Spanjë.
Atletico e ka mposhtur me rezultat 1:0 Sevillën.
Futbollisti Marcos Llorente është kreator i fitores, duke shënuar në minutën e 47-të.
Në 20 minutat e fundit, Atletico mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi që Soyuncu është përjashtuar direk me karton të kuq.
Soyuncu u aktivizua në minutën e 66-të por pas katër minutave u përjashtua por këtë epërsi numerike nuk e shfrytëzuan mysafirët.
Kjo ndeshje ka qenë e mbetur e javës së 4-të.
Është interesant se në katër vendet e para është Girona që ka befasua për të mirë. shumëkënd.
Reali kryeson me 45 pikë pas 18 jave, pasojnë Girona me 45, Atletico Madrid 38, Barcelona 38, Athletic Bilbao 35 dhe Sevilla zë vendin e 15-të me 16 sosh.