Reali i Madridit ka bërë një ndryshim rrënjësor në organigramën teknike të ekipit të futbollit.
Ish-lojtari dhe ish-trajneri i Madridit, Santiago Solari është emëruar drejtori i ri sportiv i klubit të bardhë, duke zëvendësuar Manu Fernandez që ishte në këtë pozicion që prej vitit 2020.
Solari njihet si “dora e fortë” e presidentit Perez. Ai u kthye në Madrid në vitin 2022 pas eksperiencës së dështuar me Klub Amerika në Meksikë. Santiago Solari ka qenë gjithnjë mjaft i vlerësuar në Madrid.
Ai ka luajtur për 5 sezone me “los blancos” (2000-2005) dhe më pas, nisi karrierën me ekipet zinxhir, për të mbërritur deri në ekipin e parë të Realit në vitin 2018 ku drejtoi.