Ferizaj është ndeshur me KEK-un, kampion vjeshtor i Ligës së Dytë të Kosovës në futboll.
Ballafaqimi mes tyre ka përfunduar baras (1:1).
Skuadra po përgatiten për pjesën e dytë të kampionatit.
“Ka përfunduar me rezultat të barabartë ndeshja e parë testuese në kuadër të përgatitjeve për sezonin pranveror.
Golin e vetëm e shënoi sulmuesi Betim Haxhimusa, pas një asistimi nga Edon Sadriu.
Kjo ndeshje shërbeu për testimin e formës së lojtarëve dhe se sigurisht rezultati final ishte në rend të dytë”, shkruan në faqen e FC Ferizaj.