Kukësi pa trajner.
Edhe pse kishte vetëm pak ditë që ishte emëruar trajneri i skuadrës verilindore, Emiliano Çela ka dhënë dorëheqjen.
Ish-mbrojtësi ka vendosur ta mbyllë me Kukësin pas humbjes 1-0 në Durrës, vendim që është pranuar nga drejtuesit e klubit.
Çela bëhet trajneri i tretë sezonal që ndahet me Kukësin pas Rrahman Hallaci dhe Stavri Nicës.
38-vjeçari mori drejtimin e Kukësit në datën 31 janar. Dhe regjistroi tri ndeshje në stolin e ekipit.
Kundër Tiranës, Skënderbeu dhe Teutës, sfida ku skuadra nuk mblodhi asnjë pikë. Çela ka drejtuar Kastriotin dhe Flamurtarin më parë.
Kukësi po vuan këtë sezon, duke u renditur në vendin e fundit në Superiore dhe duke rrezikuar më shumë se kurrë rënien në të Parën.