Bologna vazhdon të përforcojë edhe më shumë hapin për një vend në garat e Champions League.
Skuadra e Bologna-s ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat (1:0) ndaj Empolit.
Tre pikë të mëdha për Bologna-n
Futbollisti Fabbian shënoi në minutën e 90+4.
Portieri Etrit Berisha dhe Stiven Shpendi qëndruan në bankë, ndërsa Ardian Ismajli mungoi për shkak të lëndimit në radhët e Empolit.
Bologna zë vendin e katërt me 54 pikë pas javës së 29-të në Serie A dhe Empoli është në të 17-tin me 25 pikë.