Në nëntor të vitit të kaluar, Betim Fazliji pësoi lëndim të rëndë në gju gjatë stërvitjes në St. Gallen.
“Është shumë e bukur për mua të mbathi këpucët e futbollit”, ka thënë Fazliji për faqen e klubit.
Mesfushori i Kosovës këputi ligamentin kryqëzor më 23 nëntor dhe që nga ajo kohë i ka munguar St. Gallenit dhe Kosovës. Ai ende është duke u stërvitur individualisht, por është i kënaqur me progresin.
“Mezi po e pres ditën kur do të paraqitem në lojë”, ka theksuar Fazliji.