Arbër Zeneli ka vazhduar shkëlqimin pas rikthimit në Suedi me fanellën e Elfsborgit.
Sulmuesi dardan ka gjetur sërish golin me fanellën e Elfsborgit, kësaj radhe në derbin ndaj Malmos.
Ishte minuta e 34-të e ndeshjes kur Zeneli u fut në zonë nga krahu i majtë dhe me një gjuajtje të fortë realizoi për 1-0.
Ky ishte goli i dytë radhazi për sulmuesin dardan në elitën e futbollit suedez, pasi realizoi edhe xhiron e kaluar.