Hansi Flick do të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës.
Gjermani ka rënë dakord me klubin katalanas, me detajet e kontratës që nuk kanë qenë aspak problem për ish-teknikun e Bayern Munich.
Pavarësisht se u përfol për oferta nga klubet angleze, asgjë nuk është e vërtetë dhe Flick nuk ka qenë kurrë në bisedime. Prioriteti i vetëm i gjermanit ka qenë klubi i Barcelonës.
Në krahun tjetër, Barcelona do t’i komunikojë Xavi Hernandez vendimin.
Për trajnerin spanjoll sfida përballë Sevillas do të jetë e fundit për të në pankinën e Barcelonës.