Barcelona do Guimaraesin

Futboll

Barcelona do Guimaraesin

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 18:34
Bruno Guimaraes

Pavarësisht se është vetëm në sezonin e tij të dytë, me “Katalanasit” e Barcelona, “bomberi” polak, Robert Lewandowski mund të jetë prag largimi nga “gjigantët” spanjollë.

Në fund të këtij sezon, me “blaugranat” që kërkojnë transferimin e brazilianit të Newcastle, Bruno Guimaraes.

Sipas raportimeve më të fundit të medieae britanike, mesfushori është i zemëruar me eliminimin nga Champions League dhe dëshiron të luajë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube vitin e ardhshëm, ndaj theksohet se ai mund të jetë i hapur dhe i gatshëm të dëgjojë ofertat nga Spanja.

“Katalanasit” nuk kanë mjaftueshëm para në “arkë”, ndaj afrimi i Guimaraes sjellë si nevojë që te Barcelona të ketë edhe “sakrifica”, pasi klauzola e lirimit të mesfushorit është plot 116.3 milionë euro, ndërsa emri që “Blaugranat” planifikojnë të nxjerrin në shitje është Robert Lewandowksi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat