Tirana prezanton sulmuesin nigerian

Futboll

Tirana prezanton sulmuesin nigerian

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 19:52
Pamje nga prezantimi

Tirana kryen një përforcim të ri në fazën e sulmit. Bardheblutë njoftuan afrimin e 11-të gjatë merkatos verore, duke pasuruar organikën e Bledi Shkëmbit para ndeshjes në turin e parë të Conference League ndaj Torpedo Kutaisit.

Bëhet fjalë për sulmuesin anësor, Abel Abah, 21-vjeçari nigerian që vjen nga serbët e Metalac. Abah aktivizohet si sulmues i djathtë.

21-vjeçari i lindur në Nigeri, transferohet te Tirana nga kampionati serb.

Klubi i Tiranës i uron sulmuesit Abah suksese me fanellën bardh’ e blu“.

Në dy sezonet me skuadrën Metalec, nigeriani është aktivizuar në 70 ndeshje, teksa ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 8 asistime.

Ndeshja e parë e Conference League ndaj Kutaisit, do të zhvillohet në Gjeorgji (11 korrik), ndërsa e kthimit është programuar për datën 18 korrik në Shqipëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat