Kush do të jetë rivali i Spanjës në finale?

Futboll

Kush do të jetë rivali i Spanjës në finale?

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Holanda dhe Anglia do të përballen në gjysmëfinalen e dytë në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.

Spanja është finalisti i parë i “Euro 2024”, derisa Holanda dhe Anglia kërkojnë t’i bashkohen spanjollëve në finale.

Dueli gjysmëfinal mes Holandës dhe Anglisë zhvillohet në stadiumin “Signal Iduna Park” në Dortmund, në orën 21.00. Për herë të dytë në pesë vjet, këta dy gjigantë evropianë takohen në gjysmëfinale, me Holandën që triumfon 3:1 pas kohës shtesë në ndeshjen e Ligës së Kombeve të vitit 2019.

Nga të gjitha llogaritë, nuk do të befasonte askënd nëse kjo ndeshje e shumëpritur do të shkonte edhe një herë në kohë shtesë, veçanërisht pasi pesë nga tetë ndeshjet e fundit mes këtyre skuadrave kanë përfunduar në barazim.

Holandezët po luajnë gjysmëfinalen e tyre të parë në Euro që nga viti 2004, ndërsa anglezët po luftojnë për një finale të re pasi humbën nga Italia me penallti në shtëpi tre vite më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat