Mbappe dhe gjashtë galaktikë të tjerë

Futboll

Mbappe dhe gjashtë galaktikë të tjerë

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 15:57
Pamje nga stërvitja

Mbappé tashmë po shkel në barin e qytetit sportiv të Valdebebas. Ylli francez, së bashku me pjesën tjetër të ndërkombëtarëve të fundit, që iu bashkuan të mërkurën Ancelottit në stërvitje, përshpejtojnë ritmin me synimin për të luajtur në Superkupën e Europës. Kështu, pas kontaktit të parë, Kylian është parë mjaft kërkues në seancat me Real Madridin.

Si Mbappé, ashtu edhe pjesa tjetër e lojtarëve që u bashkuan së fundi me grupin e bardhë; Carvajal, Mendy, Camavinga, Tchouaméni, Valverde dhe Bellingham (plus Alaba, që është i dëmtuar), kanë një mini-parasezon “ekspres” vetëm një javë përpara se të përballen për trofeun e parë sezonal.

Të gjithë janë ‘startues të shkëlqyeshëm’ në letër për Ancelottin, por ky i fundit duhet të vendosë 11-shen me të cilën do të kërkojë titullin e parë të sezonit. Ka shumë pak ditë përgatitje për këta shtatë futbollistë, por është e vërtetë që të gjithë prej javësh kanë ndjekur një plan specifik pune individualisht, që synon të përshpejtojë përgatitjen e tyre dhe të jenë në dispozicion për këtë takim të parë.

Vetëm të premten, trajneri italian mund të punojë për herë të parë me të gjithë lojtarët e tij, 26 ditë pasi Real Madridi filloi parasezonin (më 15 korrik) dhe vetëm 5 ditë para Superkupës së Evropës.

Carlo Ancelotti u largua nga SHBA me kënaqësinë e një pune të kryer shumë mirë dhe bindjen se skuadra do të fitojë titullin e parë ndaj Atalantës.

Duke shikuar përpara, trajneri italian duhet të kontrollojë nivelin e këtyre lojtarëve të bashkuar së fundi me grupin, me Mbappe në krye, për të ftilluar formacionin me të cilin do ta bëjë “sefte” në sezonin e ri zyrtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat