Aktivizoi 3 lojtarë 17-vjeç

Futboll

Aktivizoi 3 lojtarë 17-vjeç

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 11:43
Hansi Flick

Barcelona fitoi dje 1 me 2 përballë Valencias. Hansi Flick debutoi kështu në La Liga me fitore.

Trajneri i Barcelonës spikati me aktivizimin e 3 lojtarëve në moshën 17-vjeçare. Cubarsi, Bernal dhe Yamal u besuan nga minuta e parë.

“Lojtarët e La Masias kanë treguar se janë gati gjatë turit në ShBA. Jam i lumtur me skuadrën dhe performancën.

Nuk më intereson sa lojtarë të rinj aktivizoj. Është e mrekullueshme t'i kesh ato”, u shpreh Flick.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat