Ish futbollisti i Maqedonisë së Veriut dhe Interit, Goran Pandev, është kundërshtar më i madh në aspektin sportiv i kryetarit të Federatës së Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini.
Pandev kërkon me këmbëngulësi që të rrëzojë Sejdinin nga kreu i FFM-së.
Interesant është se Pandev përmend edhe një ish futbollist të mirënjohur shqiptar.
“Ai duhet të largohet si njeri, jo si frikacak dhe atë sa më parë, pavarësisht se mandati i skadon në mars.
Shkuarja e tij do të jetë e mirë për futbollin, por edhe për të personalisht, sepse njerëzit që tani janë bashkëpunëtorët dhe këshilltarët e tij po e çojnë atë dhe futbollin drejt rrënimit. Po, e dua dhe e mbështes ndryshimin.
Para disa javësh pata një takim me Masar Omeragiçin dhe i thashë se isha në dispozicion të tij. E di që do të hyjë në garë për president të FFM-së, pozitë për të cilën ka luftuar 12 vite më parë dhe pozitë që i është marrë me dhunë.
Përveç meje, e di që me të janë ende Agim Ibrahimi, Gjorgi Hristov dhe emra të tjerë të dëshmuar të futbollit nga vendi.
Ndryshime do të ketë, sa më shpejt aq më mirë për të gjithë”, ka thënë mes të tjera Pandev për mediumin maqedonas "Sportsport"..