Ibrahimoviç: Bëmë gjithçka që donim

Futboll

Ibrahimoviç: Bëmë gjithçka që donim

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 14:38
Zlatan Ibrahimoviç

Prezantimi i Gimenez, blerjes kryesore të merkatos dimërore të Milanit, ishte momenti ideal për Zlatan Ibrahimoviç, arkitektin e operacioneve që ndryshuan fytyrën e skuadrës kuqezi, për të bërë një bilanc të punës së kryer dhe shpjeguar arsyet e këtyre lëvizjeve:

“E kemi ndjekur Gimenez për një kohë të gjatë, madje edhe në verë u përpoqëm, por nuk ishte e mundur.

Sot ai është këtu dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Ka shumë cilësi. Dita e djeshme ishte intensive, por gjithçka ishte nën kontroll. Duhet t’i falënderoj të gjithë, sepse kemi bërë një punë të madhe, kemi realizuar gjithçka që donim në merkaton dimërore. Nuk jemi të kënaqur me pozicionin tonë në renditje, kemi bërë pesë blerje dhe pesë largime. Kjo është skuadra që duhet ta ndryshojë situatën”.

A është ky një ndryshim radikal për të ngushtuar diferencën me skuadrat që janë përpara Milanit në klasifikim?
E kemi përforcuar ekipin. Nëse e kemi zvogëluar hendekun, do ta shohim. Çdo gjë është bërë në dialog me trajnerin. Sipas meje, e kemi përmirësuar ndjeshëm skuadrën. Ishte një punë intensive dhe interesante, po bëjmë një punë të shkëlqyer si ekip. Në fund të fundit, do të jenë rezultatet ato që do të flasin.

Objektivi kryesor tani është vazhdimësia, problemi kryesor i Milanit aktual…
Kur fiton, të rritet edhe besimi. Nëse jo, duhet të rikthehesh dhe të gjesh sërish vazhdimësinë.

Kemi pasur ulje-ngritje, por jemi të vetmit që kemi fituar një trofe këtë sezon. Milani gjithmonë luan për të fituar dhe kur fiton, ngre trofe.

Kur filluam kampionatin, besuam në atë që kishim ndërtuar. Nuk jemi të kënaqur me situatën, kështu që vendosëm të ndryshonim me disa afrime të reja. Nuk jemi të lumtur, kemi një trofe, por nuk jemi të kënaqur, duam më shumë, kemi uri për suksese.

Sa iu përket largimeve, ndër ta ishte edhe Bennacer…
Ai e kërkoi largimin. Ka qenë i rëndësishëm për Milanin, ka pasur dëmtime, u rikthye në fund të dhjetorit. Ai dëshironte një aventurë të re, edhe ne kërkuam zgjidhjen më të mirë për të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat