Shpëtim Duro: Dikur ishte e paimagjinueshme

Futboll

Shpëtim Duro: Dikur ishte e paimagjinueshme

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 18:49
Shpëtim Duro

UEFA zyrtarizoi sot Shqipërinë dhe Serbinë për organizimin e Europianit U-21 në vitin 2027. Ky vendim është komentuar nga Shpëtim Duro në emisionin “Sport News” te News 24.

Trajneri i njohur tha se diçka e tillë ishte e paimagjinueshme dikur, ndërsa preku faktin e rikonstruksionit të stadiumeve.

Profesor, e nisim nga lajmi i fundit, ishte e pritshme, por tashmë është zyrtare. Shqipëria dhe Serbia bëhen bashkë për të organizuar “Euro2027” për U-21. Çfarë përfitojmë? Cilat janë anët pozitive të këtij organizimi?

Të jemi realist, është dita më e shënuar e futbollit shqiptar. Dikur ishte e paimagjinueshme diçka e tillë, pasi jemi vend i vogël dhe kemi patur probleme të ndryshme. Në planin sportiv, përfitimi është i rëndësishëm, pasi Shqipëria do jetë qendra në vëmendjen e futbollit europian.

Lojtarët e U-21 luajnë për Barcelonën dhe Realin. Transmetohet në mbi 200 shtete. Kam lexuar këto ditë se janë katër stadiume që rikonstruktohen, kjo është diçka shumë e rëndësishme që i mbeten futbollit. Është një muaj aktivitet dhe përfitimet janë të mëdha, nga të gjitha anët.

“Është një eveniment i madh për Shqipërinë, një organizim që thyen barrierat”, u shpreh Duka, ti si mendon?

Nuk dua t’i hyj atyre gjërave. Përgjegjësia jonë është organizimi i ndeshjeve në Shqipëri, finalja do jetë këtu. Duhet t’i shikojmë në këndvështrimin sportiv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat