Elbasani dhe Egnatia do të përballen këtë të diel për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 24-të të Superiores.
Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, nis në orën 17:00.
Një ndeshje që pritet të jetë mjaft interesante, me verdheblutë që kërkojnë pikë për të shpresuar ende te “Final 4”. Në krahun tjetër, Egnatia kërkon të “blindojë” vendin e parë duke tentuar 3 pikët e radhës.
Por kjo do të jetë edhe një “luftë” mes trajnerëve respektivë. Ivan Gvozdenoviq dhe Edlir Tetova janë përballur 6 herë ndaj njëri-tjetrit, teksa kanë 2 barazime dhe nga 2 fitore secili.
Pikërisht në ndeshjen e kësaj fundjave, njëri-prej tyre do të kërkojë avantazhin.