Arne Slot përgatit shitjen e tre sulmuesve

Futboll

Arne Slot përgatit shitjen e tre sulmuesve

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 18:58
Arne Slot

Ndryshime radikale te Liverpool. Mediat angleze raportojnë se reparti i sulmit do të pësojë ndryshime të mëdha nga trajneri Arne Slot.

Pavarësisht rritjes graduale në javët e fundit, Darwin Nuñez do të shitet në verë dhe destinacioni i tij pritet të jetë Arabia Saudite.

Arne Slot gjithashtu po has probleme të mëdha me dy lojtarë të tjerë të sulmit, Luis Diaz dhe Diogo Jota.

Sipas tij, duhet më shumë angazhim në krahët e sulmit. Ai preferon sulmues të cilët tentojnë qendrën dhe do të ndryshojë sistemin ofensiv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat