Kane: Të gjuash një penallti është stresuese

Futboll

Kane: Të gjuash një penallti është stresuese

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 22:07
Harry Kane

Në moshën 31-vjeçare, Harry Kane ka shënuar mbi 400 gola për klubin dhe kombëtaren dhe duket sikur po jeton një rini të dytë që kur u transferua nga Tottenham te Bayern në vitin 2023.

Përpara ndeshjes me Celtic, ai foli për stilin e tij të lojës.

"Unë e shoh veten si një numër 9, padyshim, duke qenë një finalizues para së gjithash. Por gjithashtu më pëlqen të jem i përfshirë në lojë shumë më tepër se ndoshta të tjerët. Më pëlqen të zbres më tej dhe të marr pjesë në ndërtimin e lojës, më pëlqen të jem në gjendje të mbaj topin kur skuadra është nën presion”.

“Një sulmues gjykohet nga golat, por mendoj se është e rëndësishme, kur nuk shënon, të ketë ende ndikim në skuadër dhe këtë përpiqem të bëj, si me top ashtu edhe pa top. Shumë nga puna që bëjmë në presionin lartë fillon me ne, fillon me mua si qendërsulmues”.

"Goditja e një penalltie është stresuese, por unë përpiqem të heq presionin duke u përgatitur mirë. Pasi ta kem topin në vend, nuk mendoj për asgjë tjetër përveç përgatitjes sime. Unë thjesht përqendrohem në uljen e topit, në hapat e mi, në rutinën time dhe më pas, para se ta kuptoni, gjithçka ka të bëjë me ekzekutimin”.

“Ka pasur momente që nuk e kam ekzekutuar mirë dhe kam humbur penallti. Sigurisht që duhet ta pranosh. Por nëse kam bërë përgatitjen që dua dhe stërvitem ashtu siç dua, e di që do të shënoj më shumë penallti sesa do të humbas dhe kjo më jep besim sa herë që bëj një të tillë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat