Në Shkodër kërkojnë pikët “jetike”

Futboll

Në Shkodër kërkojnë pikët “jetike”

Më: 15 mars 2025 Në ora: 11:29
Pamje nga ndeshja

Vllaznia – Skënderbeu është ndeshja tjetër e ditës së sotme që do të luhet në kuadër të javës së 30-të të kampionatit. Sfidë kjo që do të zhvillohet në “Loro Boriçi” në orën 18:00 dhe që do të jetë shumë e luftuar.

Shkodranët ndodhen në vendin e 3-të në “Final – Four” dhe po zhvillojnë një kampionat më pozitive se kundërshtarët.

Ndërkohë nga ana tjetër korçarët po luftojnë për mbijetesë dhe aktualisht mbajnë vendin e fundit në klasifikim.

Por pavarësisht momentit në të cilën ndodhen ekipet e shkuara është në favorin e skuadrës së Ernest Gjokës. Në 52 ndeshjet e fundit mes dy ekipeve, Skënderbeu ka triumfuar plot 26 herë.

Në 20 raste të tjera ka qenë Vllaznia ajo që ka fituar, ndërkohë që 6 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Pra në Shkodër, do të luhet për 3 pikët, por edhe për përmirësimin e statistikave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat