Një dyshim te Vllaznia

Futboll

Një dyshim te Vllaznia

Më: 15 mars 2025 Në ora: 11:49
Vllaznia

Vllaznia pret Skënderbeun në javën e 30-të të Superiores. Trajneri Brdariç e ka hartuar planin dhe formacionin për të përballur Skënderbeun.Gjermani pritet të bëjë disa ndryshime në formacion, ku ka edhe një dyshim në sulm. Kështu, në portë do ta nisë Jukaj, që ka garantuar siguri në ndeshjet e fundit, duke mos pësuar gol.

Edhe në mbrojtje nuk do të ketë ndryshime, me Gurishtën djathtas, Bajramin dhe Stojanoviç në qendër dhe Jagon, që kompleton majtas repartin e prapavijës.

Në mesfushë do të ketë ndryshime, pasi mungon Ardit Deliu për shkak kartonësh. Vendin e tij në formacion pritet ta zërë Qato. Kuçovari së bashku me Krymin dhe Salën kompletojnë repartin.

Në sulm patjetër i sigurt shkon Balaj, me Malën në të djathtë të repartit të avancuar, teksa ka një balotazh majtas në sulm mes Dodajt dhe Grudës. I pari duket disi më i avantazhuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat