Olympiacos fiton derbin me Panathinaikosin

Basketboll

Olympiacos fiton derbin me Panathinaikosin

Më: 15 mars 2025 Në ora: 11:52
Pamje nga ndeshja

Java e 29-të e sezonit të rregullt të Euroleague ka nxjerrë edhe skuadrën e parë që avancon në fazën play off.

Ajo është Olympiacos, që fitoi 74-72 ndaj Panathinaikos në derbin grek dhe avancon më tej.

Turqit e Fenerbahce ngjiten në vendin e dytë pas fitores 92-82 ndaj francezëve të Villeurbanne. Një javë e mirë për skuadrat spanjolle, pasi fitojnë si Barcelona (87-80 ndaj Partizan Beograd) dhe Real Madrid (80-67 ndaj Virtus Bologna).

Mes 6 skuadrave më të mira, që shkojnë direkt në play off, janë edhe Panathinaikos, Monaco, Bayern Munich dhe Barcelona. Më pas, një betejë e fortë mes disa ekipeve për të siguruar dy vendet e fundit të lira për në cerekfinale.

Euroleague-Raundi i 29-të

Fenerbahce – Villeurbanne, 92-82

Crvena Zvezda – Armani Milano, 80-82

Zalgiris Kaunas – Paris Basketball, 83-81

Alba Berlin – Baskonia Gasteiz, 97-70

Maccabi Tel Aviv – Monaco, 91-88

Virtus Bologna – Real Madrid, 67-80

Olympiacos – Panathinaikos, 76-74

Bayern Munich – Anadolu Efes, 92-97

Barcelona – Partizan Beograd, 87-80

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat