Lushnja do të luajë ndaj Flamurtarit

Futboll

Lushnja do të luajë ndaj Flamurtarit

Më: 15 mars 2025 Në ora: 12:14
Ndeshjet

Ekipet e Kategorisë së Parë do të zbresin sot në fushë.

Skuadrat do të përballen mes tyre në kuadër të javës së 28-të të kampionatit.

1 ndeshje do të luhet në orën 13:00 dhe 5 sfidart e tjera do të zhvillohen në të njëjtën orë, 14:00.

Duele mjaft interesante dhe të luftuara janë në program, të cilat mbërthejnë edhe tifozët.

Kështu Apolonia do të presë në shtëpi skuadrën e Valbonës, teksa Erzeni do të luajë në transfertë ndaj Burrelit.

Edhe Vora do të luajë në transfertë ndaj Kastriotit, teksa Korabi pret Kukësin.

Lushnja do të luajë ndaj Flamurtarit në shtëpi, ndërsa Besa do të sfidojë skuadrën e Pogradecit në transfertë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat