Pas humbjes së rëndë në “Allianz Stadium” kundër Atalantës, bardhezinjtë synojnë të reagojnë në “Franchi”. Përballë do të kenë një Fiorentinë të motivuar dhe shumë të rrezikshme, ndërsa Thiago Motta nuk mund të lejojë më hapa fals në betejën e ashpër për vendin e katërt.
Përballja me Fiorentinën: “Do të kemi në dispozicion Rouhi, Savona dhe Conceicao. Në Firence na pret një sfidë e ndërlikuar, ndaj një skuadre që vjen nga një fitore në Europë. Jemi përgatitur mirë për të qenë gati dhe për të bërë një ndeshje të madhe”.
Besimi i klubit dhe situata e ekipit: “Jam i përqendruar vetëm te Fiorentina. Ndjej besimin e plotë të klubit dhe afrimiteti i pronarëve këtë javë më ka bërë shumë mirë”.
Frika apo reagimi: “Shpesh kemi bërë shumë mirë, kemi fituar ndeshje të rëndësishme, por të tjerat nuk kemi mundur t’i fitojmë. Ajo e nesërmja është më e rëndësishmja.
Nuk do të jetë e lehtë të luajmë kundër Fiorentinës në shtëpinë e saj, ndaj duhet të japim gjithçka për të fituar. Jemi të përqendruar tek ajo që duhet të bëjmë”.
E ardhmja e Motta: “E ardhmja ime nuk ka të bëjë me mua, por me klubin, ekipin dhe ndeshjen e radhës. Prioriteti është të bëjmë një ndeshje të madhe nesër për të marrë rezultatin e duhur”.