Mallorca-Espanol? Kjo ndeshje përfshin edhe një derbi shqiptar mes vendësve, ku militon Vedat Muriqi dhe miqve ku prej fillimi të sezonit është përfshirë edhe Marash Kumbulla.
Pozicionet në renditje janë të largëta, pasi kosovari ndodhet në vendin e shtatë dhe lufton për një vend në kupat europiane, ndërkohë që mbrojtësi i Shqipërisë mendon për mbijetesë.
Në gjashtë javët e fundit, të dyja këto skuadra kanë marrë nga një fitore dhe katër barazime, ndaj momenti psikologjik mund të konsiderohet i ngjashëm, por megjithatë Mallorca mbetet favorite me 43% shanse suksesi.
Vlera të përafërta nga algoritmi për sa i përket barazimit (29%) dhe fitores së Espanol, që është në kuotën 28%.