Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka folur para derbit me Atletiko Madridn.
Tekniku gjerman e vlerësoi lart skuadrën e Diego Simeones, ku në dy ndeshjet e zhvilluara kundër tyre gjatë këtij sezoni, nuk ka arritur të shënoj fitore.
“Ata kanë një skuadër fantastike; nuk janë vetëm 11 apo 14 lojtarë. Ata janë 100% në formë, kanë përvojë.
Nuk mendoj se do të bëjnë diçka ndryshe.Kemi luajtur dy ndeshje të shkëlqyera. Duhet të jemi të përqendruar nga fillimi në fund .
Në të parën, nuk ishim të fokusuar deri në fund. Në të dytën, ishim të fokusuar nga fillimi deri në fund. Duhet të kujdesemi për këtë. Kur bëni gabime, ato mund t’ju lëndojnë . Kjo është ajo që duhet të shqetësohemi,” deklaroi Flick.
Ai po ashtu është pyetur rreth penalltis së futbollistit të Atletiko Madridit, Julian Alvarez, gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve, kundër Real Madridit.
“Ishte fat i keq. Ndihem keq për të sepse ai është një nga sulmuesit më të mirë. Nuk kam asnjë koment, nuk ishte vendimi im.”, tha Hansi Flick.