E diel zjarri në Serie A të Italisë.
Të gjitha skuadrat deri në vendin e shtatë do të kenë ndeshje që do të mund të përmbysin gjithë renditjen.
Atalanta e vendit të tretë do të presë Interit që kryeson renditjen por që janë me vetëm tre pikë diferencë. Fitorja, barazimi apo humbja do të ketë një përcaktim se si do të vijojnë javët e mbetura, kur Napoli në vend të dytë do të notojë drejt Venecias për të kërkuar fitoren dhe të shpresojë në gabimin e dy kundërshtarëve më të afërt.
Edhe juventus nuk është e qetë edhe pse është ende në lojë për të prekur Champions Ligën
Zonja e vjetër do të udhëtojë drejt Fiorentinës ku nëse nuk do të marrë trepikëshin mund t’ia lërë pozicionin Lacios që aktualisht është në të pestin.
Edhe lacialët nuk kanë të sigurt qëndrimin, pasi do të përballen me Bolonjën e mes dy ekipeve ka një ndarje me vetëm një pikë. Këta të fundit do të shfrytëzojnë faktin që ndeshja realizohet në shtëpinë e tyre ku fitorja mund ti katapultojë menjëherë në vendin e katërt.
Tashmë Juventus, Bolonja dhe Lacio do të duhet të luftojnë për të fituar përfshirjen mes Champions dhe Kupës së UEFA.
Ndërsa Roma do të luftojë me Kaliarin për të mbajtur së paku vendin e shtatë për të siguruar kualifikimin në konferencë lig, aty ku ndiqet nga Milan e Fiorentina.
Tashmë dhe trajnerët e shtatë ekipeve të para kanë bërë dhe përgatitjet e fundit duke korrektuar mungesat nga dëmtimet.